Zbardhen të tjetra detaje nga tentativa e arratisjes së Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit nga burgu i sigurisë së lartë ‘313’ në Tiranë.
Dy të burgosurit kanë tentuar të arratisen me një litar të imporvizuar nga çarçafët.
Ata kanë shfrytëzuar mungesën e stafit civil të burgut dhe kanë menduar të kalojnë me litar në atë pjesë të godinës.
Por janë pikasur nga gardianët, të cilët më pas kanë dhënë alarmin.
Paraprakisht nuk dyshohet se ka pasur ndihmesë të ndonjë efektivi ndaj të burgosurve në këtë tentativë arratisjeje, megjithatë, pritet që hetimet që po kryhen brenda burgut të zbulojnë më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje.
Arbër Çekaj është dënuar për 613 kg kokainë në Portin e Durrësit dhe duhet të vuajë 14 vite burg. Ndërsa Fatmir Pjetri u arrestua disa vite më parë si pjesëtar i bandës së “Babagjyshëve”.