Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagoi pas deklaratave të ministrit grek të mbrojtjes, Panos Kammenos, duke theksuar se ai është pasardhësi i kriminelit Napoleon.
Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda, tha se Kammenos u shfaq sot tejet i kënaqur me marrëveshjen midis Shqipërisë e Greqisë
Deklarata e plotë e Dodës:
Ministri i Mbrojtjes grek Panos Kammenos, u shfaq sot në mediat greke tejet i kënaqur për marrëveshjen midis Shqipërisë e Greqisë. Pasi hoqi uniformën ushtarake, që sfidoi për turpin e vet në kufirin tonë jugor dy vite më parë, del si derr i majmur e i kënaqur e deklaron se morëm nga marrëveshja me Shqipërinë atë që deshëm dhe se “Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe se ne nuk do të negociojmë me kriminelë”.
Në të vërtetë Kamenos është i fundit politikan që mund të flasë për kolaboracionistë e kriminelë, sepse është përfaqësuesi tipik ultranacionalist, pasardhës i atit të tij shpirtëror, kriminelit Napoleon Zerva. Nuk di çfarë ka ndryshuar qysh herën e fundit që tregonte tanket e ushtrinë në kufirin tonë, akt i paimagjinueshëm mes dy vendeve anëtarë të NATO-s, por më duhet ti rikujtoj disa foto të paraardhësve të kolegëve të tij në kabinetin qeveritar e të ish-kryeministrit të tij me nazistët e kriminelët. Nga këtu le të gjejmë cilët janë kriminelët e cilët viktimat….