Aktualitet

Dogji të gjallë burrin dhe vjehrrën, burgim i përjetshëm për Hysnie Hoxhallarin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:07 - 21/09/20 |
mapo.al

Burgim të përjetshëm për Hysnie Hoxhallari, vrasësen gjakftohtë të bashkëshortit dhe vjehrrës së saj në Vlorë. Kjo është e para herë nga viti 1995 që Prokuroria kërkon këtë dënim për një grua.


Krimi makabër ndodhi më 22 janar të 2018-s. Nënë e bir, Olsi dhe Selkie Hoxhallari u qëlluan me sëpatë dhe më pas u dogjën të gjallë nga nusja e shtëpisë, së cilës iu kapën bisedat me të dashurin, Kasëm Pirjasi.



Komunikimet e Hysnies dhe Kasëmit nisnin çdo ditë nga ora 06:30 e mëngjesit deri në në 00:30 të mbrëmjes, kur i shoqi ndodhej në Greqi.


Kasëmi, i cili rrezikon sikundër Hysnie burgim të përjetshëm, ka kërkuar nga Krimet e Rënda t’i heqin arrestin me argumentin se vrasja është kryer vetëm nga nusja e shtëpisë.


Dy të arrestuarit kishin një histori dashurie në fshatin Strumë të Fierit, përpara se Hysnie të martohej me Olsi Hoxhallarin. Për këtë martesë kishte ndërhyrë vete Kasëm Pirjasi, i cili është baxhanak me kushëririn e Olsit.

 


Etiketa: , ,

Pas