‘Dua të të bëj të lumtur” u rikthye në ekran të shtunën që lamë pas, pasi ndërpreu transmetimin për shkak të Koronavirusit.
Pas ndërprerjes së transmetimit të emisioni ‘Dua të bëj të lumtur’ u rikthye në ekranin e Top Channelit, të shtunën që lamë pas.
I ftuari i parë pas rikthimit ishte doktori i njohur, Pëllumb Pipero, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të pandemisë.
Me sa duket, doktori është lumturuar vërtet shumë nga kjo surprizë dhe ka vendosur të befasojë moderatoren e emisionit me një tufë të veçantë lulesh.
“Arbana, shumë mirënjohje. Doktor Pipero”, shkruhet në pusullë.
Arbana e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram duke e falenderuar publikisht atë.
“Sa surprizë e bukur më erdhi tek zyra. Shumë faleminderit doktor. Je shumë i mirë”, thotë Arbana.