Aktualitet

Doktoresha e preferuar e Trump: Zoti do të shkatërrojë serverat e Facebook





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:49 - 29/07/20 |
mapo.al

Dr. Stella Immanuel i ka kërkuar Facebook-ut që t’i rikthejë profilin së bashku me videot e saj të postuara aty. Përndryshe, ajo ka thënë se Zoti do shkatërrojë serverat e këtij rrjeti social.


Facebook hoqi videon ku doktoresha afrikane që punon në Teksas pretendon se hidroksiklorokina kuron koronavirusin.


Kjo video u ripostua në Twitter nga Presidenti amerikan Donald Trump, përpara se klipi të fshihej nga administratorët e Facebook.


Pas kësaj, Immanuel shkroi në Twitter se Zoti shumë shpejt do ta shkatërrojë këtë rrjet social: “Përshëndetje Facebook! Ma kthe profilin dhe videon ose kompjuterat tuaj do të shkatërrohen.


Nuk jeni më të mëdhenj se Zoti, ju betohem. Nëse faqja ime nuk kthehet, Facebook do të shkatërrohet në emër të Jezusit”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas