Aktualitet

Dokumente/ Shembja e godinës, PD: Veliaj mashtron! Lejen e dha Rama






               Publikuar në : 13:19 - 12/07/19 |
mapo.al

Partia Demokratike ka reaguar ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili deklaroi se lejen për godinën që u shemb sot tek “Sheshi Italia” pranë Arenës Kombëtare e ka dhënë ish-kryetari i Bashkisë, Basha.


Zëdhënësja Ina Zhupa publikoi lejen e ndërtimit të vitit 2002 që mban firmën e Edi Ramës. Po kështu publikoi edhe lejen e legalizimit për këtë godinë, dhënë në 2019. Ajo tha se pronarët do marrin dëmshpërblimin në kurriz të taksapaguesve shqiptarë për një leje ndërtimi abuzive dhënë nga Rama.

Deklarata e plotë

Kryemashtruesi Erion Veliaj që nuk kursen as jetën e femijëve për para, mashtroi edhe sot për të fshehur një aferë tjetër korruptive.

Lejen për ndërtimin e godinës në sheshin Italia, e ka firmosur Edi Rama 17 vjet më parë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe Veliaj e di më mirë se kushdo këtë gjë.

Kjo leje, e dhënë nga Edi Rama, tani do t’u kushtojë shqiptarëve miliona euro kompensim financar.

Vetem 4 muaj më parë, Rama dhe Veliaj, edhe pse e dinin se godina do të prishej, e legalizuan. Madje dy punonjës të ALUIZNIT u shkarkuan vetem sepse nuk pranuan legalizimin.

Pyetja eshte se kush është përfituesi i vërtetë i kompensimit financiar që do të bëhet për këtë godinë? Rama? Veliaj? Apo të dy?

Për të mbuluar të vërtetën dhe skandalin pas këtyre pyetjeve, Erjon Veliaj zgjedh të bëjë atë që di më mirë, mashtruesin.

Propaganda bajate nuk e mbulon dot të vërtetën se Erion Veliaj është bashkëpunëtor në pastrimin e parave të krimit nëpërmjet betonizimit të Tiranës.

Kjo është një nga arsyet pse qytetarët e Tiranës refuzuan drejtimin e qytetit prej tij, njësoj siç refuzojnë qeverisjen e Edi Ramës. Ai do të jape shpejt llogari para drejtesise se pakapur dhe para qytetarëve shqiptare për çdo aferë kriminale, nga Teatri Kombetar dhe zhvendosja e Lanës, tek vrasja e Ardit Gjoklaj.

Erion Veliaj mashtron! Lejen e ndertimit tek Sheshi “Italia” e dha Edi Rama!

• Legalizimin e bëri qeveria e Edi Ramës. Shqiptarët do të paguajnë kostot e vendimeve të tij korruptive.

Lexo edhe:

Godina me xhama/ Pronari: Kërkuam kohë, nuk na e dhanë



CLOSE
CLOSE
Pas