Aktualitet

Dokumenti/ Ina Zhupa: Erioni Betoni firmos kullën 100 metra të lartë tek ish-Ekspozita (FOTO)





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 18:18 - 19/01/20 |
mapo.al

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar dokumentet të cilat tregojnë se si Erjon veliaj po vijon të betonizojë me kulla Tiranën, duke e ndotur edhe më shumë kryeqytetin.


Në dokumentet e publikuara nga Zhupa shihet firma e Veliajt mbi ‘përbindëshin’ që do të ndërtohet tek ish-ekspozita.



Në denoncimin e saj, Zhupa thekson se edhe pse Tirana është renditur në qytetet më të ndotura të botës, për Veliajn nuk ka aspak problem për sa kohë që mbush xhepat e oligarkëve të partisë.


Ja postimi i Zhupës:

Erioni Betoni vazhdon betonizimin e Tiranës me kulla të larta pavarësisht se jemi qyteti me ajrin më të ndotur në Europe dhe të dëmshem për shëndetin. E rradhes është kulla që do i zërë vendin ish ekspozitës, nje sipërfaqe ndertimi 67.366 m2 me 24 kate lartësi!

Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të rradhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking .  Volumi i sipërfaqes së përgjithshëm të ndërtimit që do t`i zërë frymen kryeqytetit  është  67.366 m2.

Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa “Ekspozita sot” një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës.

Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetareve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat! I emëruar në krye të bashkisë nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në nje kullë!


Etiketa: ,

Pas