Nga Kastriot Dervishi
Drekë falas nga shtetit zogist për Nexhmije Xhuglinin. Pikërisht bashkëshortja e diktatorit, e cilësuar si gruaja e zezë, e cila nuk ka lënë gjë pa thënë për kohën e Mbretit Zog, figuron një prej përfituesve në moshë të re.
Jo kushdo që banonte në Tiranë mund të trajtohej me bursë të plotë apo të pjesshme. Ishte një kategori e vogël personash jokonviktorë.
Kërkesa e Teufik Xhuglinit drejtuar Ministrisë së Arsimit u mor parash. Edhe me një ndërhyrje të një ministri tjetër të qeverisë së kohës, nxënëses Nexhmije Xhuglini iu dha gjysmë burse nga shtetit në Institutin “Nana Mbretneshë”, i cili u hap në vitin 1933. Ministri Mirash Ivanaj ka konceptuar shkresën e parë të datës 3.11.1933 dhe të dytën katër ditë më vonë për drejtorinë e institutit në fjalë.
Pra, për 6 vjet, në vitet 1933-1939 dhe për dy vjet në vitet 1939-1941 Nexhmije Xhuglini është trajtuar me përparësi e ushqim nga regjimi zogist, e më pas ai fashist. Kishte arsye Enver Hoxha t’ia mbante këto dokumente në kasafortë. Ku i dihej.
Se moralin, në funksion të pushtetit të tyre kriminal ta bëjnë bukur kategoria e këtyre.
Përfitonin e trajtoheshin mirë për vete, por më pas në krye të instituteve sovjetike komuniste të propagandës gënjenin popullin se sa shumë “vuante” populli shqiptar në një regjim shqiptar si ai i Mbretit Zog.
Ju kritikoni per mos konsideraten e qendrimit te Nexhit ndaj Zogut.Po keshtu dhe mos sinceritetin e Hoxhes per te ndejur strikt parimit.
Po sa kan dal si puna e Berishes qe hangren e u veshen e u mbathne me buxhetin e shtetit qe nga 10 vjec e deri te perfundoni diplomen e shkolles se larte qe jo vetem nuk u tregune modest pa hiq konsiderat.Por iu kundervune ati sistemit deri me denime per kafet e pijet qe ka ne tradite shqiptari ne pritje dhe percjedhje te vizitave te shokve dhe miqve.
Ju marrofte turpi ma zi se ju ka marrue e nuk e kuptoni veten se kush jeni por edhe se ku keni me ra me pushue ne kavalishencen e bjeshkve panoramike te Recit.