Aktualitet

Dokumenti/ Kur Gramoz Ruçi përgjonte ambasadorin amerikan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:58 - 16/03/21 |
mapo.al

Ambasada Amerikane festoi 30 vjetorin e rihapjes së saj në Tiranë pas një ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike nga regjimi komunist prej 45 vitesh. Urimeve të politikanëve shqiptarë për ambasadën e SHBA-së iu bashkua dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili në vitin 1991, kur u rihapën dyert e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, mbante detyrën e ministrit të Rendit në qeverinë e fundit të regjimit që po binte.





Pikërisht në atë kohë Ruçi kishte urdhëruar përgjimin nga ana e Sigurimit të Shtetit të ambasadorit të parë të SHBA, William Ryerson.  Sot aktivisti Genc Sejko ka publikuar një dokument që mban firmën e Ruçit dhe bëhet fjalë për një raport për Ramiz Alinë, presidentin e fundit komunist, ku janë zbardhur bisedat e Ryerson me stafin e ambasadës në Tiranë.


Sa absurde duket sot 3 dekada pas rënies së komunizmit që në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, Kuvendit, kemi një ish-zyrtar komunist. Është pak të thuash që ka hipokrizi në mesazhin e Ruçit dërguar kryetares së Dhomës së Përfaqësuese në SHBA Nancy Pelos ku ndër të tjera ai shpreh mirënjohjen për mbështetjen e SHBA në “demokratizimin dhe integrimin euro-atlantik të Shqipërisë”.




Dokumenti mban datën 13 mars 1991, dy ditë para se të rivendoseshin zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me  “armikun” më të madh të regjimit komunist. Në dhjetor të atij viti Ryerson i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë duke nisur zyrtarisht punën.


Ndërkaq Ruçi vijoi angazhimin e tij politik në Partinë Socialiste, pasardhëse e Partisë së Punës, pa marrë asnjë detyrë shtetërore deri kur kryeministri Edi Rama vendosi që ta votonte si Kryetar të Kuvendit pas zgjedhjeve të 2017-ës. /mapo.al


1



Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas