Deputetët e Grupit Parlamentar të opozitës në Kuvend njoftuan se tashmë në krye të tij nuk është Rudina Hajdari, por Korab Lita. Përmes një deklarate për mediat, ata theksuan se kishin votuar mes njëri-tjetrit për të shkarkuar Hajdarin dhe në vend të saj të emerohej Lita duke publikuar edhe emrat e atyre që dhanë firmën pro këtij vendimi. Por, duket se kjo nuk është e gjithë ngjarja.
Sëfundmi, Rudina Hajdari ka publikuar në Facebook një dokument të firmosur nga deputetja Fationa Dhimitri ku thuhet se ajo heq dorë nga firma e dhënë dje kundër saj. Hajdari thotë se ndaj Dhimitrit është bërë presion për të firmosur, gjë e cila konfirmohet edhe me tërheqjen ditën e sotme.
REAGIMI I PLOTE
Përveç një protagonizmi të shëmtuar mediatik, Korab Lita dhe gangsterët e tij, kanë ushtruar presion ndaj deputetëve, përfshirë edhe zj. Fatjona Dhimitri, e cila ka firmosur, për tërheqjen e këtij puçi. Pamjet filmike të disponuara nga zyrat e Kuvendit do t’i çohen Prokurorisë.
LEXO EDHE:
Përçahet “opozita e re”, përplasje mes Rudina Hajdarit e Korab Litës