Policia e Durrësit ka shoqëruar 5 qytetarë, të cilët nuk kanë respektin urdhrin për të mos lëvizur me mjete në qytet, si një ndër masat ndaj koronavirusit.
Asnjë mjet privat nuk lejohet në rrugë veç ambulancave dhe makinave shtetërore. Policia iu ka bërë thirrje shoferëve të mos dalin në rrugë.
Kontrollet do të vijojnë edhe gjatë fundjavës.