Pas përgjimeve të publikuara një ditë më parë nga gazeta gjermane “Bild”, ka reaguar edhe ish-ministri i Transporteve Damian Gjiknuri. Në një postim në rrjetet sociale Gjiknuri ka ironizuar përgjimet, duke thënë se po zhvillon fushatën elektorale në Vlorë pranë furgonit me gocat dhe çunat “problematik” të Forumit Eurosocialist të Vlorës”.
“Pranë furgonit me gocat dhe çunat “problematik” të Forumit Eurosocialist të Vlorës, me të cilët po udhëtojmë në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak“, shkruan Gjiknuri, duke e publikuar edhe një fotot me të rinjtë e PS-së në Vlorë.
Telefonata e Gjiknurit me Imer Lalën:
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet, obobo, tërmet, i q… nënën.
Imer Lala: Shihe çfarë kemi bo ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet.
Më poshtë përgjimet e plota:
Përgjimi 4/ ‘Imer Lala i tregon Gjiknurit telefonatën me Ramën’
Përgjimi 9/ Lala-Gjiknurit: Kam njerëz për monitorimin e tenderave