Aktualitet

Doli të mblidhte bimë medicinale në Dibër, 18-vjeçari i zhdukur prej 5 ditësh






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:52 - 23/05/20 |
mapo.al

Një 18-vjeçar në Dibër ka humbur kontaktet me familjen prej 5 ditësh.


Sipas familjarëve, i riu Ardian Pali ishte ngjitur në Malin e Korabit për të mbledhur bimë medicinale që do t’i shiste për të siguruar të ardhura ekonomike.


Por ai nuk ishte kthyer më në banesën e tij në fshatin Dypjakë, duke i shqetësuar të afërmit të cilët kanë kërkuar ndihmë nga policia.



Ata kanë nisur edhe vetë kërkimet, por kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të kërkuar nga ajri me helikopter, pasi terreni është shumë i madh dhe i vështirë.


Besohet se 18-vjeçari ka qenë duke mbledhur lule nga ana e Maqedonisë së Veriut, në vendin e quajtur “Përroi i thellë” afër Rekës së Epërme, Tanushë.



Etiketa:

Pas