Aktualitet

Dom Gjergj Meta: Ti nuk je mëkati e as gabimi yt!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:28 - 09/01/22 |
mapo.al

TI NUK JE MËKATI E AS GABIMI YT!

Askush prej nesh nuk është i panjollë në të kaluarën e tij, së paku nga kur kemi filluar të përdorim arsyen dhe të dallojmë çfarë është e drejtë dhe e padrejtë, e duhur dhe jo e duhur.






Po ashtu, askush nga ne nuk është imun ndaj mëkatit dhe gabimit në të ardhmen e tij. Nuk ekziston kurrë një imunitet i tillë sado të jemi “të përsosur” në mendimet apo veprimet tona.


Raporti me mëkatin brenda nesh, pra mënyra se si ne i qasemi efekteve të tij dhe mekanizmave që vihen në veprim, ndikon tej mase në zhvillimin dhe rritjen tonë.







Për të pasur një qasje sa më të shëndetshme po ju këshilloj tri pika sintetike:




1️⃣ Kurrë mos identifiko vehten, as me mëkatet e gabimet e tua, as me veprimet e mira që bën. Ti je më shumë se mëkatet e tua, ti je më i mirë se ata, por je më shumë edhe se sa veprimet e tua të mira. Ti je unik!



2️⃣ Kurrë mos e mbaj peshën e mëkatit apo gabimit të fshehur brenda vetes nga frika se mos gjykohesh apo paragjykohesh. Bisedo me dikënd që mund të jetë ati/nëna jote shpirtërore, një mik apo mikeshë besnike, dikush tek i cili/e cila ke besim. Do të shohësh se ke shokë e kjo do të të lehtësojë.

3️⃣ Guxo të kërkosh falje! Kur i kërkon falje dikujt tjetër ndaj të cilit/ës je treguar i/e padrejtë pesha zvogëlohet dhe kur tjetri ta jep faljen ajo peshë pothuaj zhduket.

Për ne të krishterët katolikë ekziston rrëfimi, që më së pari është kumt i dashurisë së pafund të Hyjit, i cili ka vetëm falje për ata që me zemër të hapur i afrohen atij.

Ditë të mbarë e gëzuar ditën e Pagëzimit të Zotit!

D. Gjergji

1



Pas