Aktualitet

Dominim dhe fitore e pastër, City i pandalshëm edhe në Champions League














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:55 - 24/02/21 |
mapo.al

Manchester City është me një këmbë në fazën çerekfinale të UEFA Champions League, pasi ka mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë me shifrat 0-2.





Në një ndeshje që zhvillohej në një fushë neutrale për shkak të COVID-19, të besuarit e Guardiolës nuk e patën aspak të vështirë, teksa dominuan të gjithë takimin. Goli i parë i sfidës u shënua në minutën e 29-të, me autor Bernardo Silvën.


Portugezi mori një top perfekt nga Joao Cancelo dhe goditi bukur me kokë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit zviceran Sommer. Kështu, me shifrat 0-1 u mbyll pjesa e parë e përballjes.




Në fraksionin e dytë u luajt e njëjta muzikë, me Cityn që shënoi edhe golin e dytë në minutën e 65-të, ku këtë herë autor ishte Gabriel Jesus. Braziliani mori një pasim nga Bernardo Silva dhe shty topin drejt rrjetës për të çuar shifrat në 0-2. Më pas, deri në fund City administroi gjithçka me ndeshjen që u mbyll 0-2.

Lexo edhe :  FIFA kundër 12 klubeve: Superliga nismë separatiste, duam futboll solidar

1



Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas