Pas vrasjes së George Floyd në SHBA ka patur reagime të shumta në publik që u pasuan edhe me protesta. Nuk kanë munguar edhe sensibilizmet dhe gjestet nga personazhe të jetës publike.
Një ndër to është edhe reperi i njohur amerikan Kanye West, ka bërë një donacion prej 2 milion dollarësh për të mbështetur familjarët e George Floyd, Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor.
Mediat e huaja kanë bërë me dije një pjesë parash do të jenë posaqërisht për arsimimin e Gianna Floyd, vajzën 6-vjeçare të George Floyd.
Dhurimi përfshin fonde për tarifat ligjore, si dhe për të ringritur biznezet që mund të kenë pësuar rënie gjatë kësaj kohe.
Vdekja e Georgo Floyd i cili u vra nga një oficer policie ka alrmuar të gjitë Amerikën ku qytetarët janë ngritur në protestë që prej 9 ditësh, ndërkohë nuk kanë munguar sensibilizimet nga personazhe të famshëm dhe nga personalitete botërorë.