Aktualitet

Donacionet/ Basha: Fondet të përdoren me transparencë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:00 - 17/02/20 |
mapo.al

Konferenca e Donatorëve ka mbledhur 1.1 miliardë euro donacione dhe kredi për Shqipërinë, pas tërmetit të 26 nëntorit.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet pas tërmetit të 26 nëntorit, janë të bekuara dhe të mirëpritura.


Statusi i plotë i Bashës:



Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.


Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur keqpërdorimin dhe abuzimin me to.


Etiketa: ,

Pas