Aktualitet

Donacionet/ Kryemadhi: Çdo euro është e çmuar, të administrohet me transparencë e përgjegjësi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:31 - 17/02/20 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka reaguar për donacionet që u mblodhën në Bruksel për rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit të 26 Nëntorit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi u shpreh se lekët e donacioneve nuk duhet të shkojnë dëm dhe bëri apel për transparencë.


Reagimi i plotë i Kryemadhit:


Miqtë i qëndruan në krah Shqipërisë në këto momente të vështira. Mirënjohje për kontributin e tyre për të ndihmuar qytetarët shqiptarë dhe infrastrukturën e dëmtuar pas tërmeteve, që goditën vendin.


Tani është koha që kjo mbështetje t’u shkojë sa më parë, në radhë të parë familjeve që janë të pastreha.
Miqve nga të gjitha anët e globit FALEMINDERIT që na u gjendët pranë.


Çdo euro ndihmë është e çmuar dhe duhet të administrohet me transparencë dhe përgjegjësi të plotë.

Solidariteti i treguar nga vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare kërkon seriozitet dhe angazhim të gjithanshëm!

Zoti ju bekoftë të gjithëve, ju dhe qytetarët tuaj!

Ju faleminderit!


Etiketa: ,

Pas