Aktualitet

Donacionet për rindërtimin, Yuri Kim: Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:47 - 20/02/20 |
mapo.al

Ambasadorja amerikane në Tiranë,Yuri Kim, thotë se transparenca dhe përgjegjësia për fondet dhe donacionet për procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit janë thelbësore.


Kjo është arsyeja, nënvizon ajo, pse donacioni amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore.


Reagimi i Kim në rrjetet sociale vjen në mbështetje të deklaratës së diplomatit të BE-së Luigi Soreca, i cili tha se: Konferenca e Donatorëve në Bruksel ishte një sukses i madh. Tani është e rëndësishme për të siguruar mekanizma të qartë, efikas, pjesëmarrës dhe transparent të financimit që lejojnë përgjegjshmërinë për fondet. Të krijojë hapësirë për të gjithë donatorët për të ekzekutuar zotimin e tyre. 9 parimet do ta udhëheqin këtë punë.




Etiketa: , ,

Pas