Në Vorë ka qenë tensioni më i lartë në këto zgjedhje.
Pikërisht atje ka mbërritur edhe ambasadori amerikan, Donald Lu.
Ai vizitoi një qendër votimi.
Ambasadori bisedoi me komisionerë dhe votues për procesin e votimit dhe tha se “unë jam njëri prej pothuajse 300 vëzhguesve ndërkombëtarë, së bashku me qindra vëzhgues të tjerë vendorë, të cilët po i monitorojnë këto zgjedhje nga afër. Ne jemi këtu për të mbështetur qytetarët shqiptarë dhe të drejtën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhje të mbara qytetarëve shqiptarë!”