Monday, February 6, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Donald Trump: Anketat të pasakta, kryesoj në shtetet e lëkundura

by mapo.al
29/10/2020
in Aktualitet, Bota
0

Presidenti Trump tha të mërkurën se gëzon mbështetje shumë më të madhe në shtetet e lëkundura se ç’tregojnë anketat, ku rivali i tij Joe Biden rezulton me epërsi.

“Shifrat në anketa i kam shumë të mira. Ju nuk i shihni shifrat e vërteta,” tha presidenti në hotelin e tij në Las Vegas para se të nisej për në Arizona për fushatë.



Anketat tregojnë Biden në kryesim me diferencë 7-8% në shkallë kombëtare, por në shtetet e lëkundura diferenca është më e ulët, sa gjysma e shifrave kombëtare.

“Kemi pasur rritje në të gjitha shtetet që përmendni ju,” tha presidenti, i cili shtoi se është shumë mirë në Florida, Karolinën e Veriut dhe Pensilvania dhe se kryeson në Miçigan dhe Uiskonsin.

Presidenti i cilësoi si “anketa të shtypjes” rezultatet ku ai shfaqet në dizavantash ndaj zotit Biden.

Sipas një analize që kombinon rezultatet e anketave, përgatitur nga organizata Real Clear Politics, zoti Trump renditet pas kandidatit demokrat Biden në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin dhe se të dy kandidatët janë barabar në Florida dhe Karolinën e Veriut.

Të mërkurën, Biden u informua mbi situatën e shëndetit publik. Më pas ai kritikoi përsëri presidentin që organizon tubime masive në mes të pandemisë, duke nënvizuar se tubimet e një nate më parë në Omaha të Nebraskës lanë “qindra vetë, përfshirë të moshuar dhe fëmijë jashtë në temperatura të ulëta për orë të tëra. Shumë vetë përfunduan në spital”.

Biden shtoi se presidenti “shfrytëzon rastin për fotografi për reklamë. Pastaj largohet dhe i lë njerëzit të vuajnë pasojat e dështimeve të tij në hartimin e planeve. Ai thjesht nuk do t’ia dijë”.

Amerikanët po votojnë herët për zgjedhjet presidenciale të së martës së ardhshme në shifra rekord, si rezultat i ndjenjave të forta pro ose kundër dy kandidatëve kryesorë dhe një dëshire për të shmangur turmat e mëdha në qendrat e votimit ditën e zgjedhjeve mes pandemisë së koronavirusit.

Më shumë se 75 milionë njerëz kanë votuar tashmë gjashtë ditë përpara ditës zyrtare të zgjedhjeve, më shumë se gjysma e numërimit të përgjithshëm të votave që u hodhën në vitin 2016, që ishte 138.8 milionë.

Rreth dy të tretat e votuesve të hershëm i kanë dërguar me postë fletëvotimet e tyre, ndërsa pjesa tjetër ka votuar fizikisht në qendrat e votimit në të gjithë vendin.

Ekspertët e votimit thonë se pjesëmarrja e votuesve për garën mes Presidentit republikan Donald Trump dhe sfiduesit të tij demokrat Joe Biden mund të jetë më e larta që nga viti 1908, kur 65% e votuesve të ligjshëm në vend morrën pjesë në votime.

Trump, Biden dhe kandidatët e tyre përkatës për postin e nënpresidentit- nënpresidenti Mike Pence dhe senatorja e Kalifornisë Kamala Harris – po vazhdojnë të mbajnë fjalimet e tyre përfundimtare para votuesve.

Fokusi në Arizona
Si presidenti Trump edhe senatorja Harris po bëjnë fushatë në Arizona, shteti jugperëndimor përgjatë kufirit meksikan që zoti Trump e fitoi në vitin 2016 ndaj demokrates Hillary Clinton.

Por sondazhet në këtë shtet, ku asnjë kandidat demokrat presidencial nuk ka fituar që nga viti 1996, tani tregojnë se Biden është përpara në garë me një diferencë të ngushtë.

Shteti ka 11 nga 270 votat elektorale që kandidatët Trump dhe Biden do të duhet të fitojnë për të marrë presidencën. Zgjedhjet presidenciale amerikane vendosen në një formë indirekte të demokracisë, përmes Kolegjit Zgjedhor me 538 anëtarë, dhe jo nga vota popullore.

Zakonisht, të gjitha votat e Kolegjit Zgjedhor të një shteti shkojnë për kandidatin që merr më shumë vota popullore në secilin prej 50 shteteve, me shtetet më të populluara që kanë më shumë ndikim.

Presidenti Trump po zhvillon dy tubime në Arizona.

Harris, kandidatja demokrate për postin e nënpresidentes u takua me pronarë latinë të bizneseve në mëngjes në qytetin Takson dhe më vonë gjatë ditës me një grup udhëheqësish afrikano-amerikanë në qytetin më të madh të këtij shteti, në Finiks. Ajo e përfundon ditën e saj me një fjalim në një tubim ku interpreton këngëtarja e muzikës pop Alicia Keys.

Tags: Donald Trumpzgjedhjet ne SHBA

JU SUGJEROJME

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Ukraina plotëson pjesën e dytë të pyetësorit për anëtarësimin në BE
Bota

Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë

26/01/2023
Next Post
Sa kohë mbetet njeriu imun pasi ka kaluar koronavirusin?

Sa kohë mbetet njeriu imun pasi ka kaluar koronavirusin?

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In