fbpx

Kronika

“Donte të më përdhunonte”, flet shqiptarja që përplasi për vdekje italianin…





               Publikuar në : 17:40 - 05/01/19 |
mapo.al

Edhe pas marrjes së përgjegjësisë nga 24-vjeçarja Aurela Perhati, vrasja e 53-vjeçarit Massimo Garitta mbetet ende në rrethana të paqarta plotësisht. Pse e reja shqiptare duhet të merrte në makinë një njeri të panjohur si Garitta, i njohur si lypës e përdorues droge, është pyetja që ngrenë autoritetet italiane edhe pas dëshmisë së Aurelës.


Avokati i vajzës, Luca Amerio, në një intervistë radiofonike ka sqaruar versionin e dhënë nga 24-vjeçarja kur është marrë në pyetje.



“Ishte një ngjarje tragjike dhe fatkeqe. Perhati është shprehur se çdo gjë e bëri për t’iu shmangur tentativës për dhunë seksuale. Ishte vetë ajo që ia sqaroi hetuesve se Garitta i kishte pantallonat e ulura. Dhe ky është një element i rëndë që askush s’e ka përmendur, por që në fakt e ka tronditur vazjën. Aurela ka deklaruar se ka mundur të dalë nga makina bashkë me të. Dhe kur e pa veten në një pozitë më të mirë se sa viktima, ajo i ka dhënë makinës shpejt për t’u larguar, por ndërkohë ishte errësirë dhe e ka përplasur atë pasi nuk e ka parë,” tregon avokati.


Dhe për sa i përket dyshimeve të policisë që pse Aurela e hipi në makinë është sepse Garitta fillimisht i kishte kërkuar që t’i bënte vetëm një xhiro dhe i kërkoi monedha dhe duhan.

Ngjarja e rëndë ndodhi natën e ndërrimit të viteve, ku 24-vjeçarja shqiptare Perhati akuzohet për vrasjen e 53-vjeçarit italian.

BalkanWeb


Etiketa: , , ,

Pas