Aktualitet

Dopietë fantastike, mesfushori shqiptar dhuron spektakël në Turqi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 23/09/21 |
mapo.al

Kalimi në Turqi ka ndikuar për mirë te Endri Çekiçi.






Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit ishte fantastik në barazimin 2-2 që Koniaspor mori në shtëpi përballë Trabzonspor.


Çekiçi ishte autori i të dy golave për Koniaspor. Tek i pari, lojtari kuqezi shfrytëzoi në maksimum një krosim të ardhur nga e djathta dhe me gjysmë rofeshatë tundi rrjetën e barazoi shifrat momentale në 1-1.







Çekiçi ishte dhe autor i golit të dytë për avantazhin 2-1 që nuk zgjati shumë, edhe pse Trabzonspor ishte me 10 futbollistë që prej minutës së 8-të.



Një pikë që e mban Koniaspor në zonën e lartë të renditjes me 12 pikë, teksa kjo dopietë e ngjit  Çekiçin në kuoten e tre golave këtë sezon futbollistik.



8


Etiketa: , ,

Pas