Kryesore

Dopingu i Edi Ramës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:30 - 05/05/21 |
Mapo.al

Edi Rama sipas të dhënave të dala nga numërimi i votave ka dalë fitues në garën e 25 Prillit, por krejt ndryshe nga një ngadhënjyes, atij nuk i dallohen shenja lumturie, përkundrazi ka në portret nuancat e një njeriu në hall.






Eshtë e qartë se kjo medalje e dyshimtë rëndon shumë, dhe sjell jo pak përgjegjësi.


Në një garë atletike, arritja e rilindjes dhe bosit të saj i ngjan atyre sukseseve që marrin në fillim shumë vemendje, tam-tame e fanfare, por më pas nisin e vihen në dyshim dhe zbehen, kur kërkohet të bëhet analiza e dopingut.





Kur rezultatet dalin e tregojnë përdorimin e substancave të paligjshme, e gjitha kthehet mbrapsht, kthehet në makth. Dhe ka jo pak penalitete.



Padyshim e njëjta gjë ka ndodhur edhe me votimet e 25 prillit.


Eshtë konsumuar dhe është vënë në zbatim çdo instrument ilegal, i errët, kriminal.

Aq sa, akuza sot ndaj qeverisë dhe rilindjes, për përdorim në fushatë të burimeve shtetërore, për shfrytëzimin e të dhënave personale, duken si qendisma, në krahasim me brutalitetin e ndërhyrjes së bandave, apo me makutërinë e pacipësinë e blerjes së votave në një situatë ku gati gjysma e popullsisë janë në varfëri ekstreme.

Lexo edhe :  Vaksinohen 500 mijë qytetarë, Rama: E arritëm objektivin 29 ditë para afatit

Nëse këtyre zgjedhjeve, organizmat që e kanë për detyrë, do t’i bënin analizën e duhur, do të gjenin jo gjurmë të dopingut, por mbidoza që do të skandalizonin botën.

Një shqyrtim i tillë do t’i shërbente vendit, do t’i shërbente të ardhmes së Shqipërisë.

Njohja e një trofeu, e një medalje si kjo, përveçse e padrejtë, thellon krizën në vend dhe legjitimon të keqen, të paligjshmen, e po ashtu është një minë me sahat mbi stabilitetin dhe bashkëjetesën.

Një trofe i rremë, i vjedhur, i blerë, i marrë me forcë i shërben vetëm atyre që duan të ruajnë privilegjet. Kastës së korruptuar.

E vërteta e zgjedhjeve, një skaner i plotë i tyre, vlerësimi me objektivitet dhe pasja në konsideratë e standarteve që ato duhet të plotësojnë, janë në favor të shumicës dhe interesi kombëtar.

21


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas