Përveç shkollës “Kosova” që u ndërtua e re, edhe “Dora D’Istria” është zgjeruar edhe rikonstruktuar. Tanimë, kjo shkollë 9-vjeçare ka 12 klasa të reja të rikonstruktuara.
Nxënësit që frekuentojnë këtë shkollë nuk do të zhvillojnë mësimin me dy turne.
“Më vjen mirë që, pas 20 e ca vitesh, shkolla shpëton nga mësimi me dy turne dhe fjala dy turne nuk do jetë më në fjalorin e ish-shkollës “20-vjetori”, sot “Dora D’Istria”. Kemi shtuar 12 klasa, pra është shtuar një krah i plotë i shkollës, është rikuperuar një pjesë e degraduar për aktivitete sportive, është riparuar palestra, kemi futur sistemin e ngrohjes me një dhomë teknike dhe pajisjet për sigurinë e nevojshme”, deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kryetari i bashkisë u bën thirrje prindërve që ta dërgojnë fëmijën në shkollën e afërt me qëllim shmangien e mbipopullimit për arsye preferencash: “Kjo është një shkollë kryesisht për Njësinë 10 dhe nxënësit e kësaj njësie. Në secilën prej njësive po bëhen shkollat e reja. Duke qenë se edhe portali po çon mësuesit më të mirë në shkollat e reja, dua të inkurajoj të gjithë prindërit ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Shkollat nuk kanë të njëjtin reputacion si në vitet ‘70, si në vitet ‘80-’90; pra, nuk jetojmë dot me legjenda urbane. Një shkollë e mirë është si fillim një shkollë afër shtëpisë. Dëshira për t’i çuar në cepa të ndryshëm të qytetit, për një shkollë më të mirë publike, është e pajustifikuar me fakte. Sot, faktet po flasin se shkollat që po marrin dhjeta, që po fitojnë olimpiada, që po fitojnë konkurse të ndryshme, janë në fakt shkollat ku shumica e nxënësve vjen nga ajo rrethinë dhe shkollat ku numri i klasave është i arsyeshëm, sipas rekomandimit të Ministrisë së Arsimit”.
Faleminderit i nderuar Kryetar i Tiranes Erion Velia, qe per Tiranen po punon me perparesi; Arresimi dhe mjediset e saj ne Tirane.Me behet qefi si ish mesues sot 83 cjecar pesionist,rugeve te emigracionit, shoh ate shkolle te rikonsttuktuar, nje nga shkollat e emer te Tiranes.
* Ne Toronto u dha dora perfundimtare pregatiteies se klasave te mesimi dhe per femijet e emigranteve ne KASAT per mesimin e gjuhes amtare sa kulture e pergjitheshme.Na gezon ky fakt sa predispozicioni mesuesve bashkeatdhetare angazhuar dhe,ndihma qe po na jep personeli ambasades me vizita te herepashereshme,sa libra shkollore sjelle, deri vete Ambasadori yne ne Otava z.Ermal Muca.
Nga Toronto ju pershendes: Vit te mbare;Mesues e nxenes te Shkolles mbareshqiptare.
Toronto 30-08-2018 Mesuesi “Pasues veterani” Guri Naimit D.(Dh.Xh), .