Aktualitet

Dorëheqja e Veliut, Bardhi: Një bandit më pak në polici














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:23 - 05/10/21 |
mapo.al

Partia Demokratike ka reaguar pas dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.






Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet në një deklaratë për mediat se “Ardi Veliu i shërbente grupeve kriminale të trafikut të drogës”, ndërsa shton se largimi i tij ishte i detyruar, edhe pse Rama nuk donte.


Bardhi kujton gjithashtu se ish-kryepolici u përdor nga Rama gjatë fushatës elektorale për të blerë vota për PS.







Deklarata:




Në krye të Policisë së Shtetit sot ka një bandit më pak. Ardi Veliu ka qenë çdo ditë në shërbim të grupeve kriminale dhe rrjeteve të caktuara të trafikut ndërkombëtar të drogës. Largimi i tij është i detyruar, pavarësisht rezistencës së gjatë të Edi Ramës.



Nën drejtmin e policisë nga Ardi Veliu:

Shqipëria u rendit ndër vendet kryesore për trafikimin e drogave nga kokaina tek kanabisi.

Lexo edhe :  'Foltorja' e Matit/ Berisha: Gazment Bardhi dhe nënkryetarët e PD të dorëhiqen

Departamenti i Shtetit e futi Shqipërinë ne listën e vendeve kryesore për pastrimin e parave të pista.

Të drejtat dhe liritë e qytetarëve u përkeqësuan, duke kulmuar me vrasje në rrugë të të rinjve dhe me rrahje të minorenëve.

Dhuna e ushtruar ndaj opozitës ishte e paprecedentë.

Policia u përdor në zgjedhje, krah përkrah banditëve, për të blerë vota për partinë në pushtet.

Ardi Veliu nuk është as i pari, as i fundit drejtor policie që gjatë këtyre 8 viteve largohet me turp, duke i shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe qytetarëve. Kjo histori do të përsëritet përsa kohë shefi i ardivelinjve, Edi Rama, të jetë partneri kryesor i krimit të organizuar. Pa largimin e Edi Ramës, nuk ka për të patur kurrë luftë serioze ndaj krimit, policët e ndershëm do të vazhdojnë të ndihen të tradhëtuar dhe të demotivuar, si dhe ngjarjet e rënda kriminale do të vijojnë të trondisin qytetet tona.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas