Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat përpara selisë blu. Ai ka thënë se bashkimi është çelësi i vlerave.
Sot më shumë se kurrë sipas tij ka nevojë për bashkim, ndërsa shtoi se detaje të reja do të bëhen publike së shpejti.
“Demokratët votuan të bashkuar, bashkimi është çelësi i vlerave, respekti ndaj njëri-tjetrit dhe e keqja e madhe që është instaluar në Shqipëri. Sot më shumë se kurrë kjo është thirrja që buron nga zemra e çdo demokrati. Kësaj duhet t’i shërbejmë? Jeni penduar për deputetët që pezulluat? Bashkimi është ndërdemokrat. Do të kemi kohë për të folur… Sot është ditë feste, do të kemi kohë që të flasim. Do të diskutojmë sërish në vijim”, tha Alibeaj.