Diplomati Boris Bondarev nuk u përmbajt në kritikat e tij ndaj Presidentit Putin, Ministrit të Jashtëm Lavrov dhe ofensivës ruse në Ukrainë.
“Lufta agresive… krimi më i rëndë… luftarakë, gënjeshtra dhe urrejtje…”
Është e rrallë të dëgjosh fjalë të tilla nga një zyrtar rus. Në tre muajt që kur Vladimir Putin filloi atë që ai ende e quan “Operacioni i tij Special Ushtarak” në Ukrainë.
Një dorëheqje nuk do të thotë automatikisht se do të pasojnë shumë të tjera. Zoti Bondarev më pranoi se është në pakicë. Ai beson se shumica e zyrtarëve në Ministrinë e Jashtme ruse mbështesin linjën zyrtare dhe mbështesin ‘operacionin special’ të Kremlinit.