Politika

Dorëheqja e Haradinajt, Basha: Vuri atdheun mbi gjithçka






               Publikuar në : 17:37 - 19/07/19 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj duke thënë se ai vuri atëdheun mbi gjithçka. “Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija.”-shkruan Basha në Twitter


Reagimi i plotë i Bashës

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj është akti i një njeriu që vë Atdheun mbi gjithçka. Ramushi i ka shërbyer gjithmonë me vetëmohim Kosovës, në ditë të mira dhe në ditë të këqija. Ramush Haradinaj është Kosova – Kosova e lirë, Kosova e pavarur, Kosova europiane.  Askush dhe asgjë nuk e përdhos dot luftën çlirimtare të Kosovës dhe sakrificën sublime të familjes Haradinaj në altarin e lirisë!

Lexo edhe: 

Haradinaj i emocionuar: Zgjodha të shkoj në gjykatë si qytetar

 

 


Etiketa: , ,

Pas