Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Brunilda Kasmi, ka dhënë dorëhqjen nga detyra.
Lajmin e ka raportuar Panorama duke ju referuar burimeve nga presidenca.
Kasmi është njëherësh kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe kishte përparësi për të kaluar në procesin e rivlerësimit.
Në vitin 2015, ILDKP e kishte përfshirë gjyqtaren Kasmi në listën me 81 zyrtare të lartë që ishte gjobitur pasi nuk kishte deklaruar pasurinë.