Kreu i Hipotekës Vlorë, Florian Alimadhi ka dhënë dorëheqjen mëngjesin e sotëm. Ende nuk bëhen të ditura arsyet e dorëheqjes. Mësohet se Alimadhi do të zëvëndësohet nga Alteo Nazeraj. Ky lajm vjen një ditë pasi në Elbasan, dha dorëheqjen drejtori i Tatimeve Bedri Bejtja. Në detyrën që mbante më parë Bejtja, është deleguar Vangjel Ranxha.