Aktualitet

Dorëhiqet kreu i PD në Lezhë, drejtimin e merr deputeti Agron Gjekmarkaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:33 - 03/12/21 |
mapo.al

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Lezhë, Zef Gjoka, ka dhënë dorëheqjen.






Mësohet se Gjoka ia ka paraqitur dorëheqjen Partisë Demokratike në qendër, ndërsa ende nuk dihen arsyet.


Ai u zgjodh në krye të degës së PD-së në Lezhë në vitin 2018.







Më parë ka qenë dhe deputet i kësaj force politike.




Ende nuk ka sqarime se cili ka qënë motivacioni që ka shtyrë këtë akt, pak para dy kuvendeve që kjo forcë politike do mbajë me datat 11 dhe 18 dhjetor.



Në mungesë të një kryetari, ky post po menaxhohet nga deputeti Agron Gjekmarkaj i cili është edhe i deleguari i PD-së për Qarkun e Lezhës.

12


Etiketa: , ,

Pas