Ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë Sasho Mijallkov, është dorëzuar pasditen e sotme në Prokurori. Gjatë prononcimit para dorëzimit në Prokurori ai ka thënë se nuk është arratisur asnjëherë por se ka qenë i sëmurë me temperaturë 40 gradë dhe për këtë arsye ishte izoluar sepse ka dyshuar për simptomat e koronavirusit, shkruan Alsat.
Ai u kërkoi falje të gjithëve për rrëmujën e krijuar në këto ditë, si qeverisë, ministrave dhe instancave të gjyqësorit. Mijallkovi tha se, ashtu siç ishte prononcuar edhe më herët, stili i tij nuk është ai i arratisjeve prandaj nuk do ta kishte bërë asnjëherë një gjë të tillë.
Sasho Mijallkov është i akuzuar për rastin “Target-Fortesa”, ndërsa pas pak ditësh pritet dhënia e vendimit, por të dielën ish-zyrtari nuk u gjet në shtëpi duke u shpallur në kërkim me dyshimin se ishte arratisur.
Etiketa: Maqedonia e Veriut, Sasho Mijallkov