Aktualitet

“Dorëzohet” Kina, do të lejojë hetimet ndërkombëtare për origjinën e koronavirusit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:05 - 24/11/20 |
mapo.al

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se Kina ka “dhënë fjalën” se do të lejojë ekspertët e huaj për të kryer hetime në lidhje me origjinën e virusit Sars Cov-2 që ka pushtuar botën.



Drejtori për emergjencat në organizatën e Kombeve të Bashkuara, Michael Ryan nënvizoi se zyrtarë të qeverisë kineze kanë premtuar të mundësojnë një udhëtim të këtyre ekspertëve sa më shpejt të jetë e mundur.


Rastet e para me virus u zbuluan në qendër të qytetit kinez të Wuhan, në fund të vitit 2019.




Kina prej kohësh ka refuzuar thirrjet për të lejuar një hetim ndërkombëtar në lidhje me origjinën e virusit, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.



Doktori Ryan shton se një ekip i plotë i ekspertësh do të zbresë në terren për të marrë pjesë në fazën e parë të hetimit brenda muajve të ardhshëm.

Lexo edhe :  Koronavirusi në Kosovë - 6 viktima dhe 392 raste të reja

“Është e qartë se ne duam të mësojmë rreth origjinës së virusit. Duam të dimë nga erdhi apo nëse do të rishfaqet në të ardhmen. Besoj se dhe kolegët tanë kinezë duan përgjigje për këto pyetje”, tha Ryan.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas