fbpx

Aktualitet

“Dorëzohet” Mallakastra, socialistët hapin me forcë derën e bashkisë





               Publikuar në : 17:23 - 13/08/19 |
mapo.al

Konstituohet Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Mallakastrës si dhe betohet edhe kryebashkiaku i dalë nga votimet e 30 qershorit. Ceremonia është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e një shkolle të mesme në Ballsh, për shkak se në atë kohë në ambientet e bashkisë, kryebashkiaku në ikje Agron Kapllanaj po zhvillonte mbledhje me këshillin e vjetër bashkiak.


Kreu i ri i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj dhe këshilltarët e rinj kanë hyrë në zyrën e bashkisë pas orarit zyrtar, pra pas orës 16:00, ndërsa kanë hapur me forcë derën e zyrës së kryebashkiakut.



Teksa mori postin Ismajlaj u shpreh se sëbashku me këshillin e ri bashkiak, Mallakastra të shohë ndryshime të dukshme në fund të 4-vjeçarit.


“Është një nder të përfaqësoj Mallakastrën. Unë besoj që së bashku me këshillin bashkiak do të bëjmë të mundur që Mallakastra të ketë pësuar ndryshime të konsiderueshme në fund të katër vjeçarit. Mallakastra ka nevojë për kontributin e të gjithëve. Ne do të krijojmë një forum ku të marrin pjesë intelektualë përfaqësues të ndryshëm për shumë projekte zhvillimore për Mallakstrën. Bashkia Mallakaster do ti rikthehet qytetarëve”, tha ai.


Etiketa: ,

Pas