Real Madrid do të ketë një ekip femrash sezonin e ardhshëm. Florentino Perez, pas kritikave të shumta të marra gjatë viteve të kaluara për mospërfshirjen në futbollin e femrave, ka blerë ekipin CD Tacon, që siguroi ngjitjen në La Liga-n e femrave këtë verë.
“El Mundo” ka bërë të ditur se Real Madrid do të paguajë më pak se 500.000 euro për të marrë pronësinë e klubit, me marrëveshjen që do të zyrtarizohet në fillimin e javës tjetër.
Ky lajm ka ardhur në të njëjtën javë që sekretari i përgjithshëm i Federatës Spanjolle të Futbollit, Andreu Campus, ka bërë të ditur se sezonin e ardhshëm do të investohen mbi 20 milionë euro për futbollin e femrave, teksa çdo ndeshje e kategorisë kryesore që do të transmetohet direkt në TV ose online.
After the big announcement regarding women’s football in Spain yesterday, major reports this morning that Real Madrid will purchase CD Tacon’s spot in the Liga Iberdrola and finally enter the women’s game.https://t.co/1edycDX3Im
— Rich Laverty (@RichJLaverty) June 22, 2019
Atletico Madrid dhe Barcelona kanë dominuar La Liga-n e femrave sezonin e kaluar, duke e mbyllur kampionatin me një diferencë prej më shumë se 30 pikësh me Levante-n e vendit të tretë. Atletico ka fituar titullin e tretë radhazi.
Ndërkohë, Barcelona e femrave ka fituar Kupën e Mbretëreshës për vitin e dytë radhazi dhe ka dalë në finalen e Champions League, ku është mundur nga Lyon dhe ylli i saj, Ada Hegrberg.