Gareth Bale nuk do të jetë në skuadër për ndeshjen ndaj Osasuna, këtë mbrëmje pasi trajneri Zinedine Zidane vendosi ta lërë pushim.
Uesllsiani luajti në dy ndeshjet e fundit minuta të plota, atë ndaj PSG dhe atë ndaj Sevilla, duke e mbyllur ndeshjen në “Sanchez Pizjuan” me dhimbje barku.
Për këtë, ai është lënë pushim, që të rikuperojë energjitë e shpenzuara. Teksa jashtë liste mbeten sërish Brahim Diaz dhe Mariano. Shtoi këtu listën e të dëmtuarve: Isco, Marcelo, Modric dhe Mendy.