Saimir Tahiri duket se po i shijon në maksimum ditët e tij në liri, edhe pse çështjet me drejtësinë i ka ende të hapura.
Ditën e djeshme ai është fotografuar duke bërë rolin e DJ në një prej bareve të Tiranës.
Ish-ministri i Brendshëm është shfaqur tepër sportiv, me një t-shirt dhe me xhinse, e nuk ka nguruar të provojë çdo gjë të re që i është dukur interesante.
Kujtojmë se ditën e sotme ai u paraqit pranë ambienteve të Kuvendit, ku u mbajtën homazhet për të ndjerin Luan Hajdaraga.
Tahiri duket se po ndjek trendet e fundit të modës në botë, pasi ndryshe nga kur ishte ministër, tashmë është vënë re rritja e mjekrës, e cila e bën edhe më hijerëndë.