Në një status në Facebook Dorjan Teliti, drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, ka publikuar një video ku liston, sipas tij, mashtrimet e Edi Ramës lidhur me planin ekonomik të vendit.
Teliti shkruan se nga qeveria Rama kemi vetëm koncesione korruptive dhe vizatime në 3D.
“Gënjeshtër pas gënjeshtre, mashtrim pas mashtrimi, 1 muaj pas premtimeve të bujshme, RAMAVIRUSI nuk ka prezantuar asnjë plan për ekonominë.
Vetëm koncesione korruptive dhe vizatime në 3D.” shkruan Teliti në statusin që shoqëron videon me deklaratat e kryeministrit Edi Rama.