fbpx

Aktualitet

Dortmund “çmendet” në merkato, ofertë sulmuesit të Juventus





               Publikuar në : 13:13 - 24/05/19 |
mapo.al

Bundesliga gjermane ofroi këtë sezon një nga garat më të luftuara të viteve të fundit mes Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund. Në fund, festa iu takoi bavarezëve të cilët përfituan nga dy gabime të verdhezinjve pak javë para fundit të kampionatit. Megjithatë, nënkampionët duket se po përgatiten seriozisht për sezonin e ardhshëm futbollistik.


Ende pa u hapur merkato, kanë nisur punën për të rivalizuar sërish rivalët e përjetshëm, tw Bayern Munich. Brenda pak ditësh, Dortmund bëri zyrtar afrimin e tre lojtarëve me peshë, Nico Schulz, Julian Brandt dhe belgun Thorgan Hazard, tre blerje të rëndësishme por as që kanë ndërmend të ndalen këtu.



<
>
brandt schulz hazard

Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Borussia kërkon të rikthejë në Bundesligë ish-sulmuesin e Bayern Munchen, Mario Mandzukic. Sulmuesi kroat sapo ka rinovuar kontratën e tij me Juventus por është i vetëdijshëm se me Ronaldon në Torino, minutat për të do të jenë gjithnjë e më të pakta.


Mandzukic mund të joshet nga ideja për të qenë titullar fiks, e njeh shumë mirë futbollin gjerman, ndërsa Dortmund do të ishte skuadra ideale për të nisur dhe një herë gjithçka nga e para, mbi të gjitha verdhezinjtë i ofrojnë një rol si protagonist dhe në Champions League, aty ku Dortmund ka ditur të jetë jo vetëm kompetitive por edhe një ekip mjaft surprizues vitet e fundit.


Etiketa: , , , , ,

Pas