Skuadra gjermane e Dortmund ka emëruar si stërvitëse të vrapimit një prej atleteve më seksi të botës, dhe kjo ka bërë që në rrethet e skuadrës angleze të Manchester United të thonë se po bën gjithçka për të mbajtur në skuadër të kërkuarin prej tyre, Jadon Sancho.
21-vjeçarja Alica Schmidt ka fituar medalje të argjendtë për Gjermaninë në garën stafetë 4×400 në 2017 si dhe ka marrë medalje bronzi këtë vit në olimpiadën e U23-vjeçarëve.
Biondja bukuroshe është quajtur “Atletja më seksi në botë” nga revista australiane ‘Busted Coverage’ dhe nisur të japë sesione trajnimi për yjet e Dortmund në kompleksin e tyre sptërvitor.
Ajo performon vrapime e ushtrime “stretching” dhe është vlerësuar për aftësitë atletike, por prezenca e saj mes shumë burrave ka bërë të lindin shumë thashetheme.
Skuadra e Manchester United kërkon prej kohësh në skuadër anglezin e Dortmund, Sancho dhe emërimi i bukuroshes në skuadër është quajtur prej tyre një “taktikë e ulët”.