Ndeshja tjetër e mbrëmjes është ajo ndërmjet Dortmundit dhe PSG-së. Një sfidë emocionuese që vë përballë dy ekipe që luajnë një futboll të bukur. Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet titullare.
Trajneri Favre i ka besuar më të mirëve. Haaland, Hazard dhe Witsel janë sulmi i frikshëm. Djaloshi 19-vjeçar rikthehet të provojë sërish emocionet e Championsit pas eliminimit me Red Bull Salzburgun.
PSG nga krahu tjetër hedh një formacion interesant. Neymar rikthehet si titullar pas dëmtimit, ndërsa Mbappe nuk preket. Di Maria ka ulur në stol Icardin, me sulmuesin argjentinas që do ta nisë nga stoli. Një sfidë e gjitha për t’u shijuar.