Aktualitet

Dortmund shkëlqen në finalen e Kupës, mposht Leipzigun me “poker”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:13 - 13/05/21 |
mapo.al

Dortmund ia del të fitojë Kupën e Gjermanisë. Verdhezinjtë mposhtën 3-1 Leipzigun në finalen e luajtur në Berlin. Festë e madhe te Dortmundi, ndërsa Julian Nagelsmann nuk ia del ta mbyllë me trofe aventurën e tij në stolin e Leipzig






Erling Haaland me shokë zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, fraksion të cilin e mbyllën në avantazh të trefishtë. Jadon Sancho realizoi një gol të bukur në minutën e pestë, ndërsa më pas ishte radha e bomberit norvegjez për të tundur rrjetën kundërshtare.




Haaland shfaqi forcën e tij, dribloi Upamecanon dhe dërgoi topin pas shpinës së portierit të Leipzig. Minuta fantastike për Dortmund, ndërsa mbrojtja e Nagelsmann në mbrëmje të errët. Kundërsulmi perfekt në minutat shtesë solli golin e dytë personal për anglezin Sancho.

Leipzigu tentoi të reagojë në pjesën e dytë, por goli i bukur i Dani Olmos (71′) vetëm sa e bëri më pak të hidhur disfatën. Erling Haaland nuk e kishte thënë akoma fjalën e fundit dhe dy minuta përpara fundit vulosi suksesin me “poker”.

Përfundimisht 1-4 për Dortmundin, që u rikthye te suksesi në Kupë pas katër vitesh, ndërsa ishte hera e pestë në histori që triumfon në DFB-Pokal.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas