Marko Rojs nga qershori do të jetë një lojtar i Borusia Dortmund. Talenti i adashes nga Gladbahu bëri të ditur se ka firmosur një kontratë me kampionët në fuqi të Gjermanisë dhe që nga kjo verë do të transferohet në “Iduna Park”. Klubi nga Vestfalia do të paguajë klauzolën e lirimit të lojtarit prej 17.5 milion euro teksa lojtari do të firmosë një kontratë pesë vjecare. 22 vjeçari ka spikatur në dy edicionet e fundit për Borusia MunshenGladbah, mbi të gjitha në fazën e parë të këtij sezoni, ku golat e tij e kanë ndihmuar skuadrën e Lusien Favre të renditet mes katër më të miravë në Bundesligë.