Wednesday, February 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Bundesliga/ Dortmundi harron të fitojë, Bayern nis shkëputjen

by mapo.al
28/09/2019
in Aktualitet, Sport
0

Bajerni i Mynihut ia ka dalë të marrë fitoren e radhës në Bundesliga teksa ka mposhtur në transfertë me rezultatin 2-3 skuadrën e Paderbornit. Vendasit iu hapën punë bavarezëve teksa nuk u dorëzuan deri në minutat e fundit. Rekordmenët gjermanë gjetën golin e avantazhit në minutën e 15 falë sulmuesit Gnjabri, duke e mbyllur në avantazh pjesën e parë.

Sakaq, në fraksionin e dytë loja do të kishte një ritëm tjetër. Skuadra e trajnerit Niko Kovaç dyfishoi shifrat me Kutinjon dhe u duk se triumfi ishte siguruar. Por, Proger në të 68-tën hapi llogaritë e takimit pasi mposhti Nojer. Kjo situatë zgjoi bavarezët të cilët realizuan sërish me Robert Levandovski. Megjithatë, Paderborni nuk u dorëzua dhe 6 minuta nga fundi shkurtoi sërish diferencat. Deri në fund vendasit provuan të ndryshonin fatet e takimit, por Bajerni diti si ta menaxhonte situatën.



Pas këtij suksesi, bavarezët qëndrojnë në vendin e parë të renditjes me 14 pikë, ndërsa Paderborni mbyll tabelën e klasifikimit me vetëm 1 pikë në 6 javët e para të kampionatit. Ndërkaq, ka arritur të fitojë edhe Bajer Leverkusen në transfertë me rezultatin 0-3. Aspirinat iu falën një autogoli të Niederlekner, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Voland dhe Havertz vulosën rezultatin.

Ndërsa Borussia Dortmund nuk njeh fitore prej dy javësh. Verdhezinjtë u ndalën në “Signal Iduna Park” nga Werder Bremen me rezultatin 2:2, duke zbritur në vendin e 7 të klasifikimit. Në këtë ndeshje la gjurmë edhe Milot Rashica i cili shënoi një supergol në minutën e 7 të takimit, duke zhbllokuar edhe rezultatin e sfidës.

Rezultatet

Augsburg- Leverkusen 0-3

Hofenhajm- B. Gladbah 0-3

Mainz- Volfsburg 0-1

Paderborn- Bajern Mynih 2-3

Lajpcig- Shalke 1-3

Dortmund – Werder Bremen 2:2

Tags: Borussia DortmundBundesligaGjermaniwerder bremen

JU SUGJEROJME

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
Bota

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme

06/02/2023
Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
Bota

Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur

06/02/2023
Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin
Bota

Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin

06/02/2023
Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh
Bota

Një armë e re pjesë e ndihmës amerikane për Kievin prej 2 miliardë dollarësh

03/02/2023
Next Post
Oqeanet po mbrojnë Tokën, por…edhe për sa kohë?

Oqeanet po mbrojnë Tokën, por...edhe për sa kohë?

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
  • Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
  • “Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
  • Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
  • Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In