Kampionët në fuqi të Gjermanisë, Borusia e Dortmundit, ka mundur të triumfojë thellësisht në Hamburg, duke mposhtur vendësit me rezultatin 5-1. Gjithçka ka folur për skuadrën e Jurgen Klop, që nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim rezultatin. Groshkojtc ka çelur serinë e golave, teksa shfrytëzoi në maksimum asistin e Kagavas. Më pas ka dyfishuar Levandovski, që i dërgon skuadrat në pushim me këtë rezultat. Në pjesën e dytë do të vijnë edhe 3 gola të tjerë të miqve, përpara se Gerrero të shënojë golin e flamurit për Hamburgun. Pas kësaj fitoreje, Dortmundi mbërthen Bajernin dhe Shalken në krye të tabelës me 37 pikë, ndërsa në vendin e katërt është Borusia Munshengladbah me 36 pikë.
Bundesliga – Java XVIII
Të premten
Borusia Munshengladbah – Bajern Mynih 1-3
Të shtunën
Volfsburg – Këln 1-0
Shalke 04 – VFB Shtutgart 3-1
Hofenheim – Hanover 96 0-0
Nurenberg – HertaBerlin 2-0
Freigurg –Augsburg 1-0
Kaizerslautern – VerderBremen 0-0
Të dielën
HamburgSV – Borusia Dortmund 1-5
Bajer Lerverkusen – Mainc 05 2-0