Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Dortmundi mposht Leipzigun dhe i vendos kurorën e titullit Bayernit

by mapo.al
08/05/2021
in Aktualitet, Kryesore, Sport
0

Bayerni i Mynihut shpallet kampion i Gjermanisë për herë të 9 radhazi dhe për herë të 29 në histori. Ndonëse pa zbritur ende në fushë për sfidën e javës së 32-të përballë Borussia Monchengladbach, bavarezët u shpallën kampionë pikërisht për shkak të humbjes së Leipzig, skuadrës që provoi t’i rivalizojë këtë sezon.

Anglezi Jadon Sancho u shndërrua në heroin e Borussias së Dortmundit, pasi shënoi dy herë në fitoren 3-2 ndaj Leipzig dhe ndihmoi verdhezinjtë të marrin një 3-pikësh mjaft të rëndësishëm në garën për një vend në zonën Champions.

Sfida nisi vrullshëm për vendasit, që kaluan në avantazh me anë të Marco Reus në minutën e 7’, ndërsa në fillim të pjesës së dytë ishte Jadon Sancho që shënoi edhe golin e dytë. Megjithatë Leipzig nuk u dorëzua dhe rihapi takimin me Klosterman e riktheu baraspeshën me Dani Olmo në minutën e 77’.

Minutat e fundit ishin vërtetë spektakolare dhe me raste nga të dy skuadrat, por në fund gjithçka shkoi në favor të Borussias së Dortmundit që gjeti golin e fitores me Jadon Sanchon në minutën e 87’, duke marrë tre pikë që e ngjitin përkohësisht në vendin e katërt.

Del plotësisht nga gara për zonën Champions, Bayer Leverkusen, që nuk shko përtej një barazimi pa gola në transfertën ndaj Ëerder Bremen, ndonëse këta të fundit luajtën për disa minuta me një lojtar më pak.

Fitore mjaft të rëndësishme mori edhe Wolfsburg, që triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Union Berlin dhe u ngjit në vendin e tretë me 60 pikë, teksa hero i takimit ishte kroati Brekalo, që shënoi të tre golat e ndeshjes.

Sfida tjetër e kësaj pasditeje ishte ajo mes Hoffenhaim dhe Schalke 04-ës, që përfundoi me rezultatin 4-2 në favor të vendasve, të cilët rikuperuan disavantazhin e dy golave të pësuar në pjesën e parë./supersport.al/

Tags: BayernDortmundleipzig

JU SUGJEROJME

Flamuri u ngrit ndërsa ambasada e SHBA rihapet në Kiev
Bota

Flamuri u ngrit ndërsa ambasada e SHBA rihapet në Kiev

18/05/2022
Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!
Aktualitet

Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!

18/05/2022
Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda
Bota

Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda

18/05/2022
Oficeri i policisë që humbi familjen në një goditje
Bota

Oficeri i policisë që humbi familjen në një goditje

18/05/2022
Next Post
Napoli fiton bindshëm ndaj Spezias, paqe në Udinese-Bologna

Napoli fiton bindshëm ndaj Spezias, paqe në Udinese-Bologna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Flamuri u ngrit ndërsa ambasada e SHBA rihapet në Kiev
  • Vrasje me armë zjarri në Sukth, qëllohet për vdekje një person
  • Rruga e mundimshme, por e pashmangshme nga do të kalojë Shqipëria
  • Ballkani i Hapur, Rama i përgjigjet kritikave të Berishës: E ardhmja nuk ndalet dot!
  • Tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In