Aktualitet

Dosja 184 drejt mbylljes?!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:38 - 21/08/19 |
ro ot

Sot u bë publik lajmi, se prokuroria e Krimeve të Renda ka shpallur moskompetencën për dosjen 184, bëhet fjalë për krimin elektoral në Dibër, në zgjedhjet e pjesëshme lokale të vitit 2016. Po cfarë do të thotë kjo? Moskompetenca është një term juridik, në terma praktikë, mund të kuptohet se dosja 184, përgjimet e të cilës u bënë publike nga gazeta Bild, ku përfshihen drejtuesit më të lartë të qeverisë e mazhorancës dhe vetë Kryeministri, është në fakt drejt mbylljes.



Ka disa kontradikta në këtë vendim. E para, Prokuroria e Krimeve të Renda, nuk mund ta shpallë moskompetencën pas 3 vitesh, pasi i ka mbajtur fashikujt në sirtar. Qysh në momentin që materialet i vijnë nga policia ose prokuroria e rrethit, ajo bën një trajtim të sajin, dhe vendos, do ta mbajë, ta vijojë hetimin, apo do ta kthejë për moskompetencë. Pra, zvarritja ka qënë 3 vjecare.


Tashmë, kësaj zvarritje, do ti shtohen të tjerë muaj e ndoshta vite, që do të kërkojë hetimi nga një prokurori rrethi si ajo e Dibrës, që ka dy ose tre prokurorë në dispozicion.



Shtoi kësaj edhe faktin se ata janë më të ekspozuar nga trysnia politike, dhe zor se do të kenë kurajon të cojnë dikë para gjykatës e të kërkojnë denim.



Vendimi i sotëm është fare i beftë, po të kesh parasysh edhe deklaratat e Donika Prelës, e cila tha se po punohet me ritëm të lartë dhe së shpejti, hetimi do të mbaronte dhe dosja 184 do të shkonte në gjykatë.

Lexo edhe :  Blerja e votave dhe përdorimi i administratës, dalin përgjimet e reja të 184

Tashmë, djemtë problematikë të dosjes 184, nga zyrtarët vendorë, tek ministrat e deri tek kryeministri mund të rrinë të qetë, sepse prokuroria e rrethit Dibër nuk ka cfarë u bën. Mendoni, kur duheshin edhe shumë muaj për të zbardhur CD-të e përgjimeve nga Prokuroria e Krimeve të Renda që ka shumë punonjës në dispozicion, cmund të bëjnë ata të Dibrës, me 3 vetë.

Hetimi për krimin zgjedhor në Dibër, nisi pak ditë para zgjedhjeve të pjesëshme vendore, nw 2016, pas një kallëzimi që bëri Partia Demokratike.

Materialet e publikuara nga kjo dosje në gazetën më të madhe europiane, Bild, tregojnë presionet qeveritare, ndërhyrjet, manipulimet dhe blerjen e votave.

Kjo shkaktoi një tërmet politik në Tiranë, dhe u pasua nga 10 protesta të forta nga opozita.

Teksa po i afrohemi shtatorit, dhe kur pritet që të rikthehet konflikti politik, që në bazë ka kërkesën e PD për zgjedhje të lira e të ndershme dhe ndëshkim të vjedhësve të votave, kemi një zhvillim që shkon në të kundërt. Nga ndëshkim për autorët e manipulimit, mesa duket kemi amnistim të tyre, pasi heqja dorë e krimeve të renda, dhe kthimi i cështjes në prokurorinë e Dibrës, do të thotë praktikisht mbyllje e dosjes.


Etiketa: ,

Pas