Aktualitet

Dosja “184” në Dibër – Gjykata kalon për gjykim çeshtjen e 4 të pandehurve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:55 - 12/02/21 |
mapo.al

Këtë të premte gjykata ka kaluar për gjykim dosjen 184 me vetëm katër të pandehur Robert Agen, Drini Gjecin, Nuri Meda dhe Hasan Hoti.






Ndërkohë burime për median bëjnë me dije se është pushuar çështja për Dionis Imerin dhe personat e tjerë.


Në sallë janë paraqitur të akuzuarit, ish drejtori arsimit Drini Gjeci dhe Nuri Meda, ish administrator i njësisë administrative Tomin.







Prokuroria e Dibrës përfundoi hetimet për dosjen 184 dhe mori të pandehur 4 persona, pas 4 vitesh nga zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës. Përgjegjës për shkeljen e ligjit për dosjen e etiketuar 184 janë Robert Aga ish shefi policisë në vitin 2016, Drini Gjeci ish kreu arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin, Hasan Hoti njësia administrative Lurë.r i njësisë administrative Tomin.




Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë tek Krimet e Rënda dhe e parafundit në SPAK. Por SPAK shpalli moskompetencë duke i kërkuar Dibrës ta mbyll ketë hetim. 4 personat që kanë dalë sot në Gjykatë janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikojnë të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg./abcnews.al/



1


Etiketa: , ,

Pas