Aktualitet

Dosja “184”, shpëtojnë Rama dhe deputetët, Marku: E bëri prokurori








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:31 - 23/08/19 |
Nga Mapo.al

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku në një shpjegim të gjatë ligjor tregon arsyet se përse vendosi të dërgojë dosjen e bujshme nga Krimet e Rënda drejt Prokurorisë së Dibrës. Indirekt ia lë “përgjegjësinë” prokurorit të çështjes Klodian Braho. Si u sfumua krimi elektoral në Dibër dhe automatikisht kryeministri Rama, ish-ministrat Gjiknuri, Tahi dhe deputetët e PS-së shpëtojnë nga çdo akuzë me procedurë.



Kryeprokurorja Arta Marku, e shquar për “heshtje publike”, dje ka mbajtur një qëndrim të gjatë shpjegues mbi arsyet se përse vendosi që ta kalojë dosjen e famshme 184 nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Rrethit Dibër. Transferimi sipas Markut u bë pasi prokurori i çështjes ndryshoi cilësimin e veprës penale nga “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”, në lidhje me krimin elektoral të Dibrës, ku në përgjime del kryeministri, dy ish-ministra, deputetë, zyrtarë të lartë policie dhe personazhe të dyshuar si të lidhur me krimin e organizuar.


Kryeprokurorja ia ka lënë përgjegjësinë direkte prokurorit të çështjes Klodian Braho, i cili pas tri vitesh hetim dhe zbardhje të qindra orë përgjimesh ku flitet për shitblerje votash, shantazh ndaj zgjedhësve dhe ndërhyrje për emërime të kundërligjshme në kupolën policore lokale përfundon si çështje rutinë e hetimit nga institucioni i akuzës, e degdisur me dashje drejt Dibrës, për më shumë pa asnjë të akuzuar dhe shmangur me procedurë hetimin e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe Partisë Socialiste. Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas kryeprokurorja Marku përmbysën gjithçka nga kjo çështje voluminoze. Rrëzohet akuza për zyrtarët e lartë dhe gjithashtu bie edhe ajo e “grupit të strukturuar kriminal”.



Kreu i institucionit qendror të akuzës, në qëndrimin e gjatë dështoi t’i japë përgjigje disa pyetjeve dhe dyshimeve të forta se përse vendosi ajo kompetencat e saj për ta dërguar dosjen në Dibër, ku vetë institucioni i akuzës në Dibër kishte dhënë shpjegime se: çështjen nuk e merrnin për konflikt interesi të titullares, për mungesë të burimeve njerëzore dhe gjithashtu edhe për pamundësi specifike hetimore që kërkon çështja. Dosja është regjistruar më datë 9 shtator 2016 me denoncimin e subjektit politik Partia Demokratike, pra vetëm dy ditë para zhvillimit të zgjedhjeve lokale në Dibër.


Që në fillim, hetimi nisi për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Dhënia e shpërblimeve dhe premtimeve”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 248, 328, 329 dhe 333/a të Kodit Penal. Kur priteshin të dilnin përgjegjësit e krimit elektoral, të faktuar edhe nga qindra përgjime telefonike, vjen vendimi i papritur, që dosjes i heqin akuzën e “grupit të strukturuar kriminal” dhe e dërgojnë në Dibër, pa asnjë të pandehur dhe mbi të gjitha duke ia rrëzuar akuzat zyrtarëve të lartë që në gjenezë./Mapo.al/



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas